Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

AXHENDA/ Kupa zë vendin e Superiores, gjysmëfinalet ndezin futbollin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
AXHENDA/ Kupa zë vendin e Superiores, gjysmëfinalet ndezin futbollin

Kupa e Shqipërisë rikthehet sërish teksa i zë vendin Superiores në axhendën e futbollit shqiptar. Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale ku 4 ekipe do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm, për të prerë biletën në finalen e madhe.

Në orën 18:00 do të luhen paralelisht 2 superfida në "Elbasan Arena" dhe "Loro Boriçi". Tirana pret Teutën, skuadër me të cilën do të përballet edhe javën tjetër, pas Kastriotit. Bardheblutë duan 2 trofe këtë sezon ndërsa durrsakët shohin Kupën si rrugën e vetme për një vend në Europë.

Në Shkodër do të luhet një përballje e nxehtë që ka edhe aromën e Superiores, teksa të dy klubet i ndan vetëm 1 pikë në renditje, me rrogozhinasit që janë të tretët. Europa për ta rrezikohet paksa nga Laçi por veç kësaj, fitimi i këtij trofeu do të ishte një prestigj i madh. Të dielën, po në këtë stadium do të luhet edhe ndeshja e javes së 31-të të Superiores mes dy ekipeve.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7