Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armando BROJA drejt gjigantit europian

Shkruar nga NEWSPORT
Armando BROJA drejt gjigantit europian

Armando Broja në “radarin” e Sportingut të Lisbonës. Pavarësisht se sulmuesi shqiptar po qëndron prej disa muajsh jashtë fushës së blertë prej dëmtimit të rëndë, ai ka nxitur interesin e portugezëve. Siç raporton “Bola Ne Rede”, Sporting dëshiron lojtarin e kombëtares shqiptare.

Presidenti Federico Varandas ka udhëtuar drejt Londrës, ku ka pasur edhe një takim me drejtuesit e Chelsea-it. Raportohet se është diskutuar pikërisht për shtatlartin e fazës ofensive. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa vetë futbollisti ka deklaruar më parë se do të japë kontributin e vet në “Stamford Bridge”.

Megjithatë drejtuesit mund të rikthejnë Lukakun e huazuar te Inter, ndërsa shqiptarin ta transferojnë në Portugali për të gjetur formën e munguar. Kujtojmë që Broja iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit në gju në fazën përgatitore në Amerikë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga