
3 duele do të luhen ditën e sotme në “Abissnet Superiore” në kuadër të javës së 13-të të kampionatit shqiptar. Në “Adush Muça”, “Kukës Arena” dhe “Niko Dovana” janë mësuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi.
Në Kukës kryesorë do të jetë Kridens Meta, ndërsa ndihmës, Arbër Zalla dhe Erind Burgu. Gjyqtar i katër është Eldorian Hamiti, teksa në VAR-i i është besuar Kreshnik Bajramaj dhe në ndërsa në AVAR, do të jetë Egin Doda.
Në “Adush Muça” bilbil kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, ndihmës Ani Koçiaj, Devis Korreshi. Gjyqtar i katërt Daniel Vrapi, ndërsa në VAR Andi Koçi dhe në AVAR Orlando Kuka.
Në sfidën mes Erzenit dhe Partizanit do të gjykojë Albert Doda i mbështetur nga Nertil Bregasi dhe Tauland Kasa. I katër do të jetë Olsid Ferataj, ndërsa në VAR Emanuela Rusta dhe në AVAR Enea Jorgji.