Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rusi-Arabi Saudite, mësohet emri i gjyqtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Rusi-Arabi Saudite, mësohet emri i gjyqtarit

Është caktuar arbitri që do të gjykojë sfidën përuruese të Botërorit Rusi-Arabi Saudite.

42-vjeçari argjentinas Nestor Pitana do të drejtojë takimin e nesërm midis skuadrës organizatore të kompeticionit dhe rivalëve arabë në orën 17:00 në stadiumin "Luzhniki" të Moskës. Në krah të tij janë zgjedhur  bashkëpatrioti  Juan Pablo Bellati dhe brazilianët Emerson De Cavalho e Sandro Ricci. Pitana ka gjykuar në të kaluarën dhe sfida të Kupës së Botës "Brazil 2014" dhe Kupa e Amerikës 2015.

Vlen për t'u theksuar se për herë të parë do të aplikohet sistemi teknologjik VAR, që asiston gjyqtarin kryesor gjatë 90 minutave.

Tags:

RUSI 2018

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga