Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajm i mirë te Luftëtari, mbërrin sulmuesi nga Angola, presidenti Tavo karikon ekipin para Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mirë te Luftëtari, mbërrin sulmuesi nga Angola, presidenti

Te Luftëtari mbërrin edhe afrimi i fundit i merkatos së dimrit. Pedro Bengui ka zgjidhur problemet me dokumentacionin dhe ka mbërritur në Shqipëri, ndërsa dje ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me bluzinjtë.

Përgatitjet e djeshme në kuadër të sfidës kundër Skënderbeut i ka ndjekur nga afër edhe presidenti Grigor Tavo, i cili ka qenë i shoqëruar nga shefi i klubit, Gentjan Nora.

Prezenca e numrit 1 të klubit gjirokastrit ka motivuar edhe më shumë lojtarët e Luftëtarit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që, bluzinjtë të shpërblehen financiarisht në rast se marrin rezultat pozitiv në Korçë.

Premiot te Luftëtari nuk kanë munguar këtë sezon nga ana e presidencës, ndërsa gjirokastritët tashmë kanë rritur me të drejtë pretendimet, pasi ndodhen në vend të 4-t në klasifikim dhe kërkojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7