Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Alarm te Skënderbeu, mesfushori bën me "dhimbje" koke Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT
Alarm te Skënderbeu, mesfushori bën me "dhimbje" koke Ilir

Ditën e djeshme mesfushori Enis Gavazaj nuk është stërvitur me grupin kjo për shkak të një problemi fizik që kosovari ka pasur me mesin. Ai është stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e grupit duke mos marrë ngarkesën maksimale në seancën stërvitore.

Në këto kushte u mendua se Gavazaj mu t'i bashkohej listës së mungesave për transfertën në Gjirokastër, por nuk do të ndodhë kështu. Pas kontrolleve që stafi mjekësor ka kryer, trajnerit Ilir Daja i është komunikuar se Gavazaj do të jetë i gatshëm për takimin e të premtes ndaj Luftëtarit.

Ky lajm pozitiv ka qetësuar trajnerin Daja i cili do të gjendej në vështirësi të mëdha në rast se Gavazaj e braktiste në këtë ndeshje të rëndësishme e cila luhet në kuadër të javës së 17-të të kampionatit në Superligë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga