
Adnard Mehmeti në merkaton e verës kaloi nga Erzeni te Partizani, ku me të kuqtq tashmë është kthyer në një pikë kyçe. Zoran Zekic i ka dhënë mesfushorit një fanelë titullari.
Duket se largimin e tij e “qan” Alfred Deliallisi që e ka dhe lojtar të preferuar. Timonieri i shijakasve është i bindur te potenciali dhe aftësitë e Mehmetit dhe me shumë siguro e thotë që në merkaton e ardhshme do të ketë një lëvizje të tij jashtë Shqipërie, pasi është një lojtar me cilësi.
“Mehmeti është lojtari im i preferuar. Unë e kam suportuar edhe vjet. Për mua nuk është rastësi që ai luan në atë lloj niveli, pasi potenciali i tij është i jashtëzakonshëm. Mendoj që nuk do të qëndrojë gjatë te Partizani. Në verë do të lëviz, do të shitet shumë shpejt.
A është më i mirë se Matondo? Absolutisht që po. Mendoj që ai lloj futbollisti nuk ka limite. Unë e njoh shumë mirë. Është lojtar i fortë, fiton duelet. Lojën në ajër e ka shumë të fotë. Ka një cilësi që nuk e kanë shumë lojtarë shqiptarë. Ai në momentin që ndërhyn, nuk ndërhyn për ta hequr topin. Por ai ndërhyn dhe ta merr topin dhe e nis aksionin shumë shpejt”, tha Deliallisi për “Ora Sport”.