Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ahmataj me “dhimbje koke”, një “mal” me mungesa ndaj Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Ahmataj me “dhimbje koke”, një “mal” me mungesa

Tirana u rikthye te fitorja në kampionat, teksa në “Selman Stërmasi” mposhti 2-0 Teutën. Florent Hasani do të ishte heroi i kësaj sfide, me sulmuesin që arriti të gjente dy herë rrugën e rrjetës.

Tashmë i gjithë fokusi i bardhebluve është te dueli i radhës në Superiore, teksa në kaudër të javës së 12-të do të luajnë në Korçë ndaj Skënderbeut. Sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e sotme  në orën  17:00.

Një ndeshje ku kryeqytetasti duan të vazhdojnë me rezultatet pozitive dhe ndaj “Ujqërve të Dëborës” do të kërkojnë 3 pikëshin e radhës. Por për ta nuk do të jetë aspak e lehtë.

Julian Ahmataj duhet të bëjë llogaritë pa dy titullarë, të cilët do të mungojnë në këtë transfertë. Bëhet fjalë për Albi Dokën dhe Ardit Deliun, të cilët u ndëshkuan me karton të verdhe ndaj durrsakëve dhe plotësojnë nurmin 4 të tyre.

Ndërkohë do të mungojnë gjithashtu edhe Selmani, Abdullahu, Lulja dhe Patrick që vazhdojnë rikuperimin, ndërsa në dyshim mbetet Abazaj. Gjendja e këtij të fundit do të shihet deri para sfidës nëse lojtari do t’ia dalë të jetë u gatshëm apo do të detyrohet ta ndjekë nga tribuna këtë përballje.

Ndërkohë Liridon Latifi ka një problem me kaviljen dhe stafi nuk dëshiron që lojtari të rrezikojë. Ish-futbollisti i Vllaznisë do të mungojë ndaj Skënderbeut dhe ndaj Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga