Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTË/ "I diplomuar" te VLLAZNIA dhe "kështjellar" i LAÇIT, Abdurraman FANGAJ nuk njeh DOBËSI dhe MODESTI: Ia kemi dalë me të tre trajnerët, në pozicionin tim jam më i miri

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTË/ "I diplomuar" te VLLAZNIA dhe

Mbrojtësi i Laçit Abdurraman Fangaj është njëri prej shtyllave të ekipit kurbinas. Prej 3 sezonesh, anësori 21-vjeçar ka qenë i palëvizshëm nga formacioni bazë i Laçit duke krijuar një skuadër solide, e cila konsiderohet nga rivalët "macja e zezë" e kampionatit. Përveç rezultateve pozitive në këto edicione të fundit, Fangaj ka provuar dhe shijen e futbollit europian duke përfaqësuar Laçin në Europa League.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për Newsport, futbollisti "i diplomuar"  nga njëra prej akademive më të mira të futbollit shqiptar, Vllaznisë, tregon se pavarësisht ndryshimeve të shpeshta në stolin e Laçit, skuadra ka arritur t'u përshtatet filozofive të tyre duke siguruar rezultate premtuese nga java në javë. Përveç "skanimit" të këtij sezoni, Fangaj foli dhe për karrierën e tij, skuadrën e zemrës Vllazninë dhe ambiciet si çdo lojtar i ri premtues.

-Meqënëse ka filluar merkatoja, ke marrë oferta nga ndonjë klub i Superiores apo jashtë Shqipërisë? Do vazhdosh të qëndrosh me Laçin?

Përderisa jam nën kontratë me Laçin, nuk më takon mua të flasë. Ajo është në dorë të klubit.

-Këtë sezon nuk keni patur një sulmues golashënues ndryshe nga vitet e tjera, po keni treguar si ekip që mund të shënoni të gjithë. Realisht, e ndjeni nevojën e nje sulmuesi apo jeni të vendosur të vazhdoni kështu?

Është e vërtetë që është ndjerë mungesa e një golashënuesit, por jemi munduar të gjithëe ta mbulojmë atë pjesë. Shpresoj ta kemi në skuadër një të tillë.

-Një lojtar shumë i rëndësishëm te ju është Ndriçim Shtubina, që sakrifikon shume për ekipin. Çfarë përshtypje keni për të?

Dihen vlerat si futbollist të Shtubinës, pasi e ka treguar prej vitesh që ësht një lojtar kyç për çdo ekip që ka luajtur.

-Keni ndërruar 3 trajnerë pa u mbyllur sezoni. A e dëmton një ekip një ndryshim kaq i shpeshtë në stol?

Normalisht, nuk është mirë për një ekip të ndërrojë 3 trajnerë , por për ne nuk ka qenë problem i madh, pasi me të 3 trajnerët kemi marrë rezultate pozitive.

-Laçi është një skuadër që e kanë të gjithë frikë dhe ndaj ekipeve të mëdha keni marrë rezultate të papritura. Mendon se një ditë Laçi do arrijë të luftojë për titull?

Mendojmë  vetëm për ndeshjen e radhës. Por, shpresoj që të vijë ajo ditë qe edhe Laçi të luftojë për titull , sepse realisht e meriton për atë që ka dhënë në kampionatin shqiptar duke qenë për disa vite pjesëmarrëse në kupat e Europes.

-Këtë vit ka një garë shumë të fortë për kupat e Europës tani që Teuta është forcuar dhe është futur në "vallen" e 4 ekipeve kryesuese. A është Laçi në gjendje të përsërisë të njëjtin rezultat si vitin e kaluar?

Mendoj që po, pasi e kemi treguar që jemi nje kockë e fortë për çdo kundëershtar.

-Kupa e Shqipërisë eshte objektiv primar këtë sezon apo jeni të përqëndruar te kampionati?

Jemi të përqëndruar në kampionat, por kënaqësi do ishte të ishim finalist edhe këtë vit.

-A ka nevojë skuadra të plotesohet me emra te tjerë në merkato?

Çdo ekip ka nevojë për merkato , por atë e di më mirë klubi.

-Gjatë karrierës tënde, kush janë trajnerit më të mirë dhe më të veçantë që ke punuar?

Nuk mund të veçoj ndonjërin, por mendoj që të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre në rritjen time.

-Kë konsideron lojtarin më të mirë të Superiores? Po në pozicionin tënd?

Lojtari që bën diferencën mendoj që është Asani , për të dytën, unë (qesh)

-Ish skuadra jote Vllaznia është në rrugën e duhur të rikthimit në Superiore.  Çfare përshtypje te ka dhënë kjo Vllazni e këtij edicioni, do arrijë t'i zgjidhë problemet?

Vllaznia është në rrugën e duhur që të rikthehet në Kategorinë Superiore . Shpresoj që t'u largohen problemeve që ka pasur dhe të kthehet aty ku i takon.

-Kombëtarja a mbetet objektiv primar apo ia lë kohës?

Kombëtarja është një ëndërr për çdo futbollist , shpresoj që në të ardhmen të realizohet.

-Nëse do të vinte një ofertë nga jashtë Shqipërisë, në cilin kampionat do dëshiroje të luaje?

Normalisht dëshira është që të luaj në nivele sa më të larta.

-Modeli që të frymëzon, si lojtar cili është?

Mendoj që Lorik Cana ka qenë shembull për çdo futbollist shqiptar./Dario Velaj/.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga