Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

99-vjetori i krijimit, klubi bardheblu bën premtimin e madh: Nuk do të festojmë vetëm në ditëlindjen e 100-të (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Në 15 gusht të vitit 1920 në Shqipëri u lind klubi më i ri në vend, që asokohe do të mbante emrin 17 nëntori. Sot ajo skuadër që njihet si Tirana feston 99-vjetorin e krijimit. Pikërisht në një ditë të veçantë për të gjithë sportdashësit shqiptarë, veçanërisht për ata bardheblu është klubi 24-herë kampion në Shqipëri që uruar mbështetësit e saj me një premtim të veçantë.

Përmes një postimi në kanalin zyrtar urohej: "Urime ditëlindjen të gjithë tifozëve bardheblu. Ky do të jete një vit jubile në pritje të 100 vjetorit të klubit. Ta jetojmë e ta shijojmë bashkë me premtimin se nuk do të festojmë vetëm ne ditëlindjen e 100. Të gjithë bashkë Forca Tirona".

Duket se në sezonin e ri titulli kampion është objektiv kryesor për të festuar siç duhet edhe 100-vjetorin e krijimit të klubit kryeqytetas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga