Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E VEÇANTË/ 6 pikë në 2 ndeshje dhe shohin Europën, klubi i SUPERIORES bën llogaritë: Na duhen katër pikë... (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT

6 pikë në dy takimet me Skënderbeun dhe Partizanin e afrojnë Teutën gjithmonë e më shumë me Europa League. Faqja zyrtare e klubit durrsak i ka thurur elozhe paraqitjes së ekipit në dy ndeshjet e fundit duke shprehur emocionin për t'iu bashkuar sërish skenës Europiane.

"Djemtë e detit" luajnë dy takime delikate, javën e ardhshme ndaj Kastriotit, i cili lufton për mbijetesë dhe e fundit në shtëpi ndaj Laçit, i cili kërkon vendin e katërt në  renditje dhe pret fitoren e Kukësit në finalen e Kupës së Shqipërisë për t'i dhënë mundësinë kurbinasve të sigurojnë për herë të dytë radhazi pjesëmarrjen në Europa League.

"Europa League e cila qëndronte në 'breg të Adriatikut' prej shumë javësh duket se po afrohet nga valët e detit dhe tek Teuta besojn se ka ardhur momenti për ta sigurar ate dhe matematikisht dhe po kuptojnë që kështjella e ndërtuar po behet realitet. Teuta duhet të marr dhe katër pikë në dy ndeshjet e fundit dhe ta shndërrojë këtë në një sezon mjaft pozitiv dhe rikthimi në kompeticionet e UEFA-s, nga dera më e rëndësishme për të shijuar himnin e Europa Ligue. Nuk është rastësi që sot "djemtë e detit" janë sulmi i dytë më i mirë në kampionatit, kur kujtojmë që pakkush e mendonte diçka të tillë në startin e sezonit. Vendi i 3-të në renditje, dhe vetëm, një pikë larg Kukësit të vendit të dytë janë shifra që flasin në favor të Teutës së Shkëmbit."



Egnatia apo Vllaznia, cili ekip do të shpallet kampion për sezonin 24/25 të Superiores?

  • Egnatia
  • Vllaznia

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga