Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

6 tituj kampion në “zyrat” e ELBASANIT, drejtuesit “trembin” kundërshtarët me dy goditjet “BIG”

Shkruar nga NEWSPORT

Elbasani është skuadra surprizë e dy viteve të fundit në Shqipëri. Elbasanati këtë sezon siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe tashmë kanë nisur prej ditësh punën për ndërtimin e skuadrës.

Drejtuesit kanë projekt ambicioz dhe duan një skuadër kompetitive dhe konkuruese për të tentuar edhe ngjitjën në elitë. Për këtë emra të njohur dhe më eksperiencë që e njohin Superioren po tentohen nga krerët e verdheblutë.

Sipas “Supersport” bëhet e ditur se Gerhard Progni është shumë afër kalimit te Elbasani. Sulmuesi i njohur ka fituar 4 herë titullin kampion në kampionatin shqiptarë. Një herë me Dinamon, një herë me Partizanin dhe dy herë të tjera me Skënderbeun. Eksperienca e tij do të ndihmonte Nevil Deden në rrugën drejt Superiores.

Por jo vetëm kaq, pasi po synohet edhe një tjetër futbollist që i njeh çdo cep të kampionatit shqiptar. Edon Hasani i cili u largua nga Kastrioti është shumë afër marrëveshjes. Kujtojmë se mesfushori shkodran gjithashtu ka fituar titullin kampion 2 herë. Një me Kukësin dhe më pas me Tiranën. Plot 6 tituj kampion janë në “zyrat” e Elbasanit, me drejtuesit që nuk po përmbahen. Të dy lojtarët priten të jetë zyrtarizimet e para në Elbasan, ky synimi i vetëm është Superiorja.

[caption id="attachment_696266" align="alignnone" width="1404"]Edon Hasani Edon Hasani kur luante me Kastriotin[/caption]

[caption id="attachment_696267" align="alignnone" width="750"]Gerhard Progni Gerhard Progni me fanelen e Gjilanit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga