Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

5 milionë lekë për shishen ndaj Tedi CARËS, gëzojnë tifozët e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
5 milionë lekë për shishen ndaj Tedi CARËS,

Kukësi do të luajë të shtunën kundër Egnatias në kuadër të javës së nëntë të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet me praninë e spektatorëve pasi verilindorët kanë shlyer gjysmën e dënimit të Disiplinës duke paguar 5 milionë lekë të vjetër.

Prania e tifozëve në stadium është kërkuar me doemos nga lojtarët dhe stafi teknik për të marrë fitoren e radhës. E në këtë mënyrë klubi verilindor ka hapur thesin duke konvertuar gjysmën e dënimit në formë gjobe.

Kujtojmë që kuksianët u dënuan nga Komisioni i Disiplinës pas ndeshjes kundër Partizanit, teksa Tedi Cara u godit me shishe në fytyrë nga një tifoz i verilindorëve. Në këtë mënyrë, Kukësi i Enkeleid Dobit do të zbresë me një “armë” më shumë në fushë ndaj rrogozhinasve duke pasur mbështetjen e tifozërisë së vet.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7