Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

41 studio arkitekturore, mbyllet gara ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë

Shkruar nga NEWSPORT
41 studio arkitekturore, mbyllet gara ndërkombëtare për 3

Kryeministri Edi Rama njofton mbylljen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e tre stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Në total janë dorëzuar 86 aplikime të 41 studiove ndërkombëtare të arkitekturës.

All - Paragraf - 3

Disa prej tyre kanë aplikuar sipas dëshirës për më shumë se një stadium. Kryeministri Rama thotë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre studiove janë me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës.

Me mbylljen e garës ndërkombëtare për këto tre vepra futbollistike, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurrojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Edi Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7