Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

22 ndeshje pa humbje, “Liri Ballabani” mbetet një fortesë për Burrelin

Shkruar nga NEWSPORT
22 ndeshje pa humbje, “Liri Ballabani” mbetet një fortesë

Burreli mori jnë tre pikësh këtë javë duke mundur Luzin 2008 me rezultatin 1-0. Ndeshja e vlefshme për javën e 19-të në Kategorinë e Parë u zgjidh nga goli i Markos në minutën e 61. Kjo është sfida e 22 rradhazi që Burreli del pa humbje nga shtëpia e tij.

Stadiumi “Liri Ballabani” është një fortesë për vendasit pasi në 22 takimet e fundit aty kanë 11 fitore dhe 11 barazime. Humbja e fundit në shtëpi është ajo me Bylisin më 7 nëntor 2021. Në pesë javët e fundit Burreli ka marrë 3 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.

Skuadra e Bubeqit po tregon karakter të fortë pasi javën e kaluar i morën një barazim kryesuesve të Skënderbeut me rezultatin 0-0. Këto rezultate të fundit e kanë ngjitur Burrelin në vendin e 8 me 25 pikë, po aq sa ka Apollonia e vendit të 7.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga