
Tirana mori një fitore bindëse në ndeshjen përballë Teutës për javën e pestë të Abissnet Superiore. Bardheblutë shkatërruan në Selman Stërmasi durrsakët me rezultatin më të thellë deri tani në Superiore, 4-0. Heroi i ndeshjes padyshim ishte Redon Xhixha që me tregolëshin e tij mërr për dore ekipin dhe e rikthen te fitoret.
Teuta nga ana tjetër ka harruar shijen e tre pikëve. Durrsakët nuk kanë fituar akoma këtë edicion dhe konfirmojnë edhe një herë situatën negative në të cilën ndodhen. Në përballjet direkte, Tirana ka një dominim absolut teksa në 6 të fundit nuk kanë humbur as edhe një ndeshje. Fitorja e fundit e Teutës, daton në 20 shkurt 2021 dhe që prej asaj dite, hisotria ka folur vetëm për 26 herë kampionët e vendit.