
Napoli ka barazuar 1 me 1 ndaj Torinos, në sfidën e vlefshme për javën e 28 të Seria A. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa avantazhi i Napolit zgjati vetëm 3 minuta.
Torino me këtë barazim që mori ndaj Napolit, asistoi dhe Romën me Atalantan. Të dyja këto skuadra ndodhen aktualisht sipër Napolit në renditje. Roma numëron 3 pikë më shumë, ndërsa Atalanta 2.
Bashkë mbyllin zonën e Europës, teksa vlen për t’u theksuar se kanë 1 ndeshje më pak të luajtur. Napoli po rrezikon shumë që të mbetet pa Europë këtë sezon, pasi vitin e kaluar u shpall kampion.
Dy golat e ndeshjes: (VIDEO)
Poll