
KUKËSI 1-1 PARTIZANI (Beshiraj 79' / Mensah 81')
Kukësi dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena” përfundoi me rezultatin 1-1. Golin për Kukësin e shënoi Beshiraj, ndërsa për Partizanin rrugën e rrjetës e gjeti Mensah.
Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e shtatë me 18 pikë.
Kategoria Superiore: Java e 17-të
Stadiumi: “Kukës Arena”
Arbitër: Klodian Shahini
FORMACIONET ZYRTARE:
Kukësi: Tafas, Reçi, Lamçe, Lala, Murati, Momoh, Mota, Fejzaj, Salami, Beshiraj, Rivas. Trajner: Stavri Nica
Partizani: Qirko, Hadroj, Janjeva, Sota, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maguette, Cara, Mba, Keko. Trajner: Arbër Abilaliaj
Komenti minutë pas minute:
90+11' Perfundon sfida 1-1.
90+11' Penalltia e humbur nga Valentino Murataj. (VIDEO)
81' GOOOOL! Mensah sjell baraspeshën. (VIDEO)
79' GOOOOL! Mario Beshiraj kalon Kukësin në avantazh. (VIDEO)
75' Verilindorët në kërkim të avantazhit, vazhdojnë të sjellin rrezik tek porta e Partizanit. (VIDEO)
61' Kukësi pranë golit, Atanaskoski vendimtar me ndërhyrjen e tij. (VIDEO)
55' Rast shumë i diskutueshëm, lojtarët e Kukësit kërkojnë penallti. (VIDEO)
46' Starton pjesa e dytë e sfidës.
45+4' Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin 0-0.
27' Rastet e shënimit për Carën dhe Rrapajn. (VIDEO) (VIDEO)
27' Kukësi pranë golit, por topi shkon ngjitur me shtyllën e parë. (VIDEO)
12' Arinaldo Rrapaj tenton supergolin, por Tafas reagon mjaft mirë. (VIDEO)
1’ Starton sfida në stadiumin “Kukës Arena”.