
Pas ngjarjeve të ndodhura në "Elbasan Arena" në takimin Partizani-Skënderbeu, Komisioni i Disiplinës ka marrë vendim sot për të dënuar të dyja klubet.
Partizani është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, ndërsa Skënderbeu me 3 sfida pa praninë e spektatorëve.
Ndërkohë që të dyja klubet do të zhdëmtojnë dëmet që kanë bërë të dyja tifozëritë në "Elbasan Arena".
Mbledhja e Komisionit të Disiplinës ka përfunduar pak çaste më parë, ndërsa newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se çfarë vendimesh ka marrë ky komision.
Pritet që nga momenti në moment, FSHF të publikojë edhe vendimet e plota të Disiplinës në faqen e saj në internet.
Poll