Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vlen 400 mijë euro dhe luan me Shqipërinë, Vllaznia i fut “tmerrin” rivalëve me objektivin “BIG”

Shkruar nga NEWSPORT
Vlen 400 mijë euro dhe luan me Shqipërinë, Vllaznia i fut
Vllaznia

Edhe pse Vllaznia është ende në garë për titullin kampion, duket se shanset e shkodranëve janë “zbehur” ndjeshëm, aty ku mbrojtja ka “çaluar” vazhdimisht gjatë muajve të fundit.

Bordi i klubit kuqeblu, duket se po merr masa konkrete. Burime për media, bëjnë të ditur se objektivi madhor i skuadrës së drejtuar nga Edi Martini për sezonin e ri është qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Laçit, Arlind Kurti.

Fieraku vlen 400 mijë euro sipas “Transfermarkt”, ndërsa konsiderohet talent i jashtëzakonshëm. Po ashtu, Kurti bën pjesë të Shqipëria U-21, tregues i rendimentit të lartë dhe rëndësisë në prapavijë.

Nëse mbrojtësi iu bashkohet shkodranëve në merkaton e verës, do të rezultonte transferim “big” dhe “sinjal” i qartë për rivalët në Superiore. Kurti ka kontratë me Laçin deri në verën e vitit 2028-të.   

Poll

Lexo gjithashtu