
Tirana - Egnatia
Tirana do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme. Bardheblutë do të luajnë në transfertë ndaj Egnatia, duel i vlefshëm i javës së 4-të të kampionatit.
Kryeqytetasit prej 3 javësh nuk e njohin fitoren, pasi kanë arritur të grumbullojnë 2 pikë dhe mbajnë vendin e fundit në klasifikim. ndaj kampionëve ekipi i Roberto Bordin do të kërkojë të “ringjallet” .
Për të arritur te fitorja, Tirana ka në “krah” të saj edhe të kaluarën. Statistikat tregojnë se bardheblutë janë dominues ndaj Egnatias. Në 21 duelet mes tyre, 13 janë fituar nga Tirana dhe vetëm 4 nga Egnatia. Ndërkohë 4 duelet të tjera kanë përfunduar në barazim.
Poll