Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Profesionalizmi yt ishte i pazëvendësueshëm, falëminderit për çdo sakrificë”, Egnatia njofton largimin e liderit pas titullit

Shkruar nga NEWSPORT
“Profesionalizmi yt ishte i pazëvendësueshëm,
Ekipi i Egnatias

Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Egntias ka zyrtarizuar largimin e mbrojtësit Abdurrahman Fangaj. 28-vjeçari ishte ndër të parët te projekti madhor i rrogozhinase, duke u bërë lider në prapavijë dhe mbuluar disa reparte, lojtar ekuivalent.

Përshkrimi i kampionëve të Superiores ka qenë mjaft i ndjerë për Fangaj, duke i dhënë meritat për çdo sakrificë dhe përkushtim në 4 vite.

“Pas katër vitesh të jashtëzakonshme, rrugëtimi i Abdurrahman Fangajt me Egnatian përfundon, duke lënë pas një histori suksesi që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e klubit.

Së bashku festuam 3 tituj kampionë, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë, suksese ku kontributi, përkushtimi dhe profesionalizmi yt ishin të pazëvendësueshme.

Falëminderit për çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe çdo moment krenarie që na dhurove me fanelën e Egnatias. Suksese në kapitullin e ri të karrierës!”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

Poll

Lexo gjithashtu