Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Martini premtoi titullin në Shkodër para Final Four, fusha "i faturon" të papriturën trajnerit shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
Martini premtoi titullin në Shkodër para Final Four, fusha "i
Vllaznia

“Shkodra nuk ngopet me lugën bosh. Shkodra do titullin, nuk i intereson asgjë tjetër. Kështu që, i vetmi premtim që do t’i bëjë atyre është që deri në sekondën e fundit kemi me luftu për të sjellë atë titull në Shkodër”. Këto ishin fjalët e trajnerit Edi Martini përpara se Vllaznia t’i drejtohej Final Four, me ambicien e qartë për të fituar kampionatin pas 25 vitesh pritje.

Deklarata plot vetbesim, motivim dhe ide të qartë se ajo çfarë u konkludua në sezonin e rregullt do të vijonte edhe në “finalet” e fundit. E megjithatë, ndryshe nga çfarë u deklarua, fusha ka patur një reflektim krejt tjetër. Dy humbjet radhazi për shkodranët, e para përballë Dinamos dhe ajo e fundit, këtë të shtunë ndaj Egnatias, nuk janë thjesht një tregues rastësor, aq më tepër kur fjalët në kryeradhë rikujtojnë hovin me të cilën u nis kjo skuadër.

Gara vijon të mbetet e hapur në marshin final të “Abissnet Superiore”, por Vllaznia nuk e ka më fatin e saj në dorë ashtu siç e kishte planifikuar që në nisje, pasi me fitoren e Egnatias dhe një rezultati pozitiv të Elbasanit ndaj Dinamos së dalë matematikisht nga synimi për titullin, gjithçka do t’i mbetej “shënimeve” dhe kur bëhet fjalë për llogaritë, thonë se fjalët “i merr era” e në këtë rast, ai që flet më pak, gabon më pak dhe ia lë fushës të flasë të vërtetën e pakontestueshme.

Poll

Lexo gjithashtu