Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani me "hartë" veprimi për objektivin titull, Dinamo luan vetëm për "prestigj" (PËRPLASJET DIREKTE)

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani me "hartë" veprimi për objektivin titull, Dinamo
Elbasani - Dinamo

Pas emocioneve që u përjetuan në sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila përfundoi në favor të rrogozhinasve 1-2, sot në mbrëmje pritet një tjetër duel “i zjarrtë” mes Elbasanit dhe Dinamos. Sfida do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke filluar që prej orës 19:00.

Sa i takon përballjeve direkte përgjatë këtij sezoni, mes tyre janë regjistruar një barazim 1-1, një fitore bindëse 4-1 e Dinamo City në “Air Albania”, si dhe dy fitore të Elbasanit në “Elbasan Arena”, me rezultatet 2-0 dhe 1-0.

Përballjet direkte Elbasani – Dinamo City 2025/26

AF Elbasani 1-0 Dinamo City

Dinamo City 1-1 AF Elbasani

AF Elbasani 2-0 Dinamo City

Dinamo City 4-1 Elbasani

Spektakli është i garantuar edhe në këtë “përplasje” të 5-të të tyren. Elbasani do tentojë t’i afrohet Egnatias pasi këta të fundit mposhtën shkodranët, teksa kryeqytetasit e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja nuk kanë më asnjë shpresë pasi matematika i nxorri përfundimisht nga gara për titullin dhe ajo çfarë pritet në fushën e lojës prej tyre është thjesht një mbyllje me dinjitet e këtij sezoni, pasi më herët siguruan kualifikueset në kupat e Europës.

Poll

Lexo gjithashtu