Elbasani dhe Dinamo pritet të dhurojnë emocione të forta, teksa sfida e vlefshme për “Final Four” do të nisë në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Federata ka bërë të ditur edhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel të rëndësishëm. Kryesor është caktuar Eldorian Hamiti, që do të ndihmohet nga asistentët e tij Ridiger Çokaj dhe Ilir Tartaraj.
Hamiti gëzon eksperiencën e duhur për të menaxhuar ndeshje kaq të rëndësishme, por që te klubi i Flamurtarit dhe tifozët vlonjat, konsiderohet i "padëshiruar".
Arbitër i katërt do të jetë Ditmir Grimci, ndërsa në sistemin VAR do të monitorojë Kreshnik Cjapi. Në asistent VAR, këtë pozicion e mbulon Olsid Ferataj.
Arbitër kryesor: Eldorian Hamiti
Asistenti i parë: Ridiger Çokaj
Asistenti i dytë: Ilir Tartaraj
Arbitër i katërt: Ditmir Grimci
VAR: Kreshnik Cjapi
aVAR: Olsid Ferataj
