Egnatia hodhi një tjetë hap drejt titullit, pasi mposhti Vllazninë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Final Four. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll në favor të rrogozhinasve 1-2.
Një momenti të tillë ka gëzuar dhe një ish të kësaj skuadre, pikërisht Edlir Tetovën i cili ka reaguar në rrjete sociale me një mesazh që lidhet drejtpërdrejtë me shkodranët.
“Provoje përsëri”, shkruhet në një letër të gërvishtur ku ish-trajneri etiketon dhe drejtorin sportiv Klejdi Zenelajn.
Tetova mori drejtimin e Egnatias më 27 janar të vitit 2023 dhe udhëhoqi ekipin drejt 2 titujve kampionë, 2 Kupave të Shqipërisë dhe 1 Superkupe, teksa në 156 ndeshje në pankinë mori 74 fitore, 43 barazime dhe 39 humbje.
