Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Duhen b*** për të luajtur me Flamurtarin dhe shumë prej tyre nuk i kanë”, deklarata e FORTË nga trajneri Moriero paralajmëron “furtunë” te vlonjatët

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhen b*** për të luajtur me Flamurtarin dhe shumë prej
Francesco Moriero

Trajneri Francesco Moriero ka 11 ndeshje në “timonin” e skuadrës së Flamurtarit dhe oshilacionet vazhdojnë te vlonjatët. Në këtë segment takimesh, italiani 56-vjeçar numëron 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje (Superiore dhe Kupë). Para disfatës me Dinamon dje në Vlorë, ekipi i Moriero vinte nga 5 sfida pa humbje, tregues se kishte fituar “imunitet” ndaj rezultateve negative.

Përballja me “Blutë” e Ilir Dajës vuri në dukje probleme të theksuara te Flamurtari. Trajneri Francesco Moriero nuk i mbajti dot nervat, madje duke folur “pa doreza” kundrejt lojtarëve të tij, pas ndeshjesh me Dinamon:

“Me presidencën që ka investuar, publikun që mbështet, gjithçka është gati për të bërë mirë. Duhet vetëm te kesh b*** për të luajtur te Flamurtari dhe shumë prej tyre nuk i kanë”.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga klubi apo drejtuesit për këtë situatë, por pritet që të ketë zhvillime dinamike te kuqezinjtë, aty ku nuk përjashtohet ndëshkim i lojtarëve specifik apo deri te vendimi drastik i Moriero, dorëheqja. Ndeshja e radhës për Flamurtarin do të jetë kundër Partizanit, e planifikuar në datën 13 dhjetor, stadiumi “Arena e Demave”.          

Poll

Lexo gjithashtu