Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trofeu i Conference League bën bashkë për herë të parë Armand Dukën dhe Erion Veliajn

Shkruar nga NEWSPORT
Trofeu i Conference League bën bashkë për herë të

Në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar ceremonia e prezantimit të trofeut të Conference League, ku qytetarët do të kenë mundësinë për të bërë një foto përpara se ky trofe t’i dorëzohet ekipit fitues në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e të mërkurës.

Prezantimi i trofeut ka bërë bashkë për herë të parë dy “armiq”, Presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Përplasja mes Veliajt dhe Dukës e ka zanafillën përpara zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, ku Armand Duka garoi dhe fitoi mandatin e 6-të. Kryebashkiaku Veliaj e sulmoi hapur kreun e FSHF-së, duke e akuzuar se nuk ka bërë asgjë për futbollin shqiptar, teksa i kërkoi edhe të heqë dorë nga kandidimi.

Gjithashtu Veliaj mbështeti hapur edhe kundërshtarin e Dukës, gazetarin Dritan Shakohoxha, por ky i fundit u tërhoq nga kandidimi para votimit, duke bërë që në garë të ishin vetëm Sulejman Starova dhe Armand Duka, me këtë të fundit që fitoi bindshëm.

Nuk dihet nëse marrëdhëniet mes të dyve janë përmirësuar, pasi përpara ceremonisë së sotme, ata ia kanë dhënë dorën njëri tjetrit dhe kanë bërë foto bashkë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga