Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tre stadiume të reja në Shqipëri, hapet ZYRTARISHT konkursi ndërkombëtar

Shkruar nga NEWSPORT
Tre stadiume të reja në Shqipëri, hapet ZYRTARISHT konkursi

Në fillim të vitit 2023, kryeministri i vendit Edi Rama zbuloi në rrjetet e tij sociale planin për ndërtmin e tre stadiumeve të reja moderne në Shqipëri. Stadiumet e planifikuara janë në tre nga qytetet më të rëndësishme në Shqipëri përsa i përket botës së futbollit.

Qytetet “fatlume” janë ai i Vlorës, Durrësit dhe Korçës por gjithashtu do të bëhet edhe rindërtimi i “Selman Stërmasit” në Tiranë. Katër projekte gjigante që do të realizohen nga kompani të huaja nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar.

Është vetë kryeministri Rama që njofton në rrjetet e tij sociale çeljen e konkursit ku do të shpallen tre kompanitë fituese.

“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit, Korçës të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”.- shkruan Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga