Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Sy e veshë” nga Çekia, trajneri Sylvinho i thotë të gjitha: Ju tregoj gjendjen fantastike të Kombëtares, mbajeni mend, do të jetë spektakël! (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
“Sy e veshë” nga Çekia, trajneri Sylvinho i thotë

Sylvinho ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Kombëtares kundër Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Para gazetarëve, trajneri i kuqezinjve ka folur rreth gjendjes së lojtarëve, si dhe për formacionin që pritet të hedhë në fushë të enjten e 12 tetorit.

Duke iu përgjigjur çdo pyetje, tekniku brazilian i kombëtares shqiptare tha:

“Sa i përket gjendjes së Ismajlit, ne e kemi monitoruar me kujdes. Ai ka pësuar dëmtim edhe ndaj Interit. Ne nuk jemi te Empoli dhe nuk e kemi idenë se çfarë ka ndodhur. Presim analizat se çfarë ka ndodhur. Është i rëndësishëm, lojtar titullar. Kemi kohë. Kemi në listë 25 lojtarë për një ndeshje. Besoj se janë të mjaftueshëm për ta përballuar. Kemi edhe futbollistë të tjerë që kanë ndonjë problem të vogël fizik. Megjithatë me këtë listë nuk kemi probleme.

Titullarët? Ne kemi përpara një ndeshje. Kemi grumbulluar 25 lojtarë. Mungon vetëm Roshi dhe është kthyer Broja. Kemi ekuilibrin e duhur. Më vjen mirë që lojtarët po aktivizohen në klubet e tyre. Po i monitorojmë të gjithë lojtarët. Unë mendoj se para ndeshjes me Çekinë, futbollistët janë shumë të karikuar. Nuk kam asnjë shqetësim tjetër veç se këtë sfidë. Është një skuadër shumë e fortë Çekia, por ne duhet të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur. Jam i lumtur për lojtarët. Vërtetë Çekia ka një grup shumë cilësor, por edhe ne kemi një grup cilësor.

Abrashi? Është shumë e thjeshtë. Siç e kam thënë edhe në ndeshjen e parë me Çekinë. Ne kemi nevojë për centimentra në mesfushë. Gjasula është zgjedhje e duhur nëse bëjmë krahasim. Na ka dhënë ndihmë të madhe. Ne i dijmë mirë vlerat e Abrashit. Është futbollist që ka historinë e tij në Kombëtare. Zgjedhja është bërë pikërisht për këtë arsye.

Këshillat për lojtarët? Duke qenë se ndryshe nga klubet, ne nuk kalojmë shumë kohë me lojtarët. Ne kemi mundësi të ulemi të pijmë ndonjë kafe. Ndaj kemi zgjedhur të bëjmë një tur duke takuar futbollistët atje ku janë. Jam shumë i kënaqur nga takimet. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se kemi një ndeshje të rëndësishme përpara. Kemi ardhur në këtë pikë të kualifikueseve duke dhënë në fushën e lojës shpirtin. Ne i tregojmë rrugën dhe forca e skuadrës është kjo. Edhe për tifozët jam shumë i lumtur sepse na kanë mbështetur shumë.

Ndaj Çekisë për 3 pikët? Siç e kam thënë që në fillim, llogaritë tona do t’i bëjmë në nëntor. Është një grup shumë i fortë. Ka shumë ekuilibër. Patjetër që nuk jemi në gjendje të bëjmë llogaritë tani. Luajmë në shtëpinë tonë. Atmosfera do të jetë shumë e bukur. Gjithçka do të ndodhë. Do të kemi kampionë në fushë si dhe lojtarë që bëjnë diferencë.

Përzgjedhja e titullarëve? Problemet e luksit për një trajner janë gjithmonë pozitive, sidomos kur lojtarët luajnë. Për një trajner është avantazh një situatë e tillë. Ne kemi 25 lojtarë për të zbritur në fushë. Kemi pasur futbollistë që kanë luajtur 15 minuta dhe kanë bërë diferencën. Nuk e kam problem nëse kam gjëra të tilla. Nuk kam vetëm 11 lojtarë. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar.

Euforia? Pyetjen mund ta ndaj në dy pjesë. Më vjen mirë që lojtarët argëtojnë tifozët. Por, është e rëndësishme pjesa e kolektivit. Nëse bëjmë një përmbledhje kolektive, është shume e rëndësishme puna pa top. Nuk bën mirë, jo vetëm kur ka topin në fushë, por edhe jashtë. Ky është një ekip që përfaqëson gjithë vendin. Sa i përket entuziazmit, është normale të ketë entuziazëm. Brenda skuadrës, brenda punës tonë nuk ka fare eufori. Ne kemi përpara 3 finale. Çekia nuk ka bërë asnjë humbje. Ne po punojmë për këtë ndeshje.

Strategjia? E kemi thënë shpesh që kemi përballë rivalë të vështirë. Nuk është e lehtë të mendosh se çfarë strategjie ka menduar kundërshtari. Do të jemi dy ekipe që do të kemi pikat tona të dobëta dhe të forta. Theksoj se do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Do të ketë vlera teknike dhe fizike. Ndeshje e shpejtë me tranzicione. E njëjta gjë ndodh edhe në ndeshjen e parë në Pragë. Figura e përmbledhur është e njëjta. Çekia është kundërshtar shumë i fortë. Do të jetë një ndeshje krejt ndryshe për t’u parë.

Broja? Unë kam qenë në Londër dhe e kam takuar. Edhe Chelsea po punon mirë me të. Ai ka pësuar një dëmtim të vështirë. U rikthye para disa ditësh. Jemi shumë të lumtur për golin e tij. E kemi ndjekur, jo vetëm atë, por gjithë të lojtarët. Sigurisht, renditja është e bukur për t’u parë. Kemi bërë ndeshje të bukura, kemi marrë pikë. Forca e këtij grupi na ka sjellë në këtë pikë. I kam thënë lojtarëvë që në fillim se vetëm kështu mund të vinim këtu. Ne kemi edhe shumë lojtarë shumë të mirë. Duhet të vlerësojmë gjendjen e tij kur të vijë me ekipin. Do të kuptojmë se në çfarë gjendje është. Kemi një problem me Cikalleshin. Është rikthyer në datën 2 tetor për t’u rikthyer me skuadrën. Ka edhe një ndeshje përpara. Të shohim se si do të vijë në grumbullim.

Muçi – Uzuni apo Seferi? Ne akoma nuk kemi nisur grumbullimin. Mezi pres t’i takoj lojtarët. Të hënën pasdite do të jemi të grumbulluar. Kjo është një ndeshje që nuk ndahet kaq thjeshtë. Për 90 minuta do të luajmë sa në mbrojtje edhe në sulm. Do të përgatitemi mirë. Të mërkurën do të vendosim për strategjinë e lojës.

Bileta për miqtë për Shqipërinë? Është bukur të shohim gjithë interes se si tifozët duan të vijnë në stadium. Unë nuk kam asnjë minutë për të menduar për biletat. Vetëm bashkëshortja ime do të vijë në stadium. Në mendjen time është se si do të përgatisim mirë këtë ndeshje.

Prurje të reja për Bullgarinë? Sigurisht që ne nisim përgatitjet për Çekinë. E kemi thënë që kemi 3 finale. Pastaj kemi miqësoren me Bullgarinë. Nuk më pëlqen të flas tani për Bullgarinë pasi e kam mendjen vetëm të Çekia. Muçolli më pëlqen shumë, është mëngjërash. Po bën mirë, shënon gola. Tani kemi 25 lojtarë, pra 2 më shumë se sa na duhen. Nuk është momenti të grumbulloj 30 lojtarë. E kam mendjen vetëm te Çekia. Pastaj mund të flasim për Bullgarinë. Ka edhe shqiptarë të tjerë që po luajnë mirë dhe në të ardhmen mund të jenë gati për Kombëtaren. Tani nuk është koha për të bërë eksperimente në listë. Në të ardhmen mund të flasim sërish”, tha ai.

Ndeshja Shqipëri – Çeki është programuar të luhet të enjten e 12 tetorit, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga