Majkëll Ngo do të jetë pjesë e Tiranës edhe për sezonin e ri. Tashmë është gjetur marrëveshja mes palëve dhe lojtari pritet të dal shumë shpejt në stërvitje me skuadrën. Tirana luajti ditën e djeshme ndeshje miqësore ndaj Bylisit duke fituar me rezultatin e thellë 5-1. Pas ndeshjes trajneri Mema konfirmoi për mediat se Ngo do të vinte që dje në kryeqytet, por ditën e sotme lojtari ka mbërritur në Tiranë. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga klubi me anë të një foto në Instagram ku shihet sulmuesi në shoqërinë e drejtorit sporti, Arbi Laçi.
Përgatitje:
Pas ndeshjes miqësore ndaj ballshiotëve, stafi drejtues u ka dhënë 3 ditë pushimë lojtarëve dhe ditën e hënë të gjithë do të kthehen për të nisur sërish përgatitje për startin e sezonit, ndërsa në fushë do të jetë dhe Majkëll Ngo.
Merkato:
Tirana nuk e ka mbyllur ende merkaton e saj edhe pse ka afruar deri më tani disa lojtarë cilësor si Osmani, Batha, Cale Torasa, Dunga, Bakaj apo Qirko. Vetë trajneri Mema u shpreh se nuk ka ende një listë përfundimtare dhe se do të ketë ende afrime të tjera duke lënë kështu të hapur merkaton.
