Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ U “injorua” nga Sylvinho, sulmuesi shqiptar ia bën “BUM” me dopietë në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U “injorua” nga Sylvinho, sulmuesi shqiptar ia bën
Goli i Cristian Shpendit

Sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi ishte protagonist në sfidën kundër Pescaras, e fituar 4 – 2 nga Empoli, java e 32-të në Serie B. Bomberi 21-vjeçar e e gjeti golin që në minutën e 9-të. Ndërsa shënoi të dytin personal në të 65-të minutë.

Për Shpendin ky është sezoni më i mirë në karrierë, ndonëse është vetëm në “hapat” e parë, marrë në konsideratë moshën. Gjatë këtij edicioni në Serie B me Empolin, Stiven Shpendi ka 13 finalizime dhe 1 asist.

Pavarësisht “kurbës” në rritje dhe “nuhatjes” impresionuese para portës mike, trrajneri Sylvinho ende nuk e ka ftuar te Kombëtarja.

Deri në këtë pikë, Stiven Shpendi bën pjesë te Shqipëria U-21, ndërsa binjaku Cristian, e ka bërë debutimin te përfaqësuesja jonë më 4 shtator të 2025-ës, kundër Gjibraltar, miqësore.

Poll

Lexo gjithashtu