Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Sormani deklaratë kontradiktore, kualifikim apo skualifikim?!

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Sormani deklaratë kontradiktore, kualifikim apo

Trajneri i Partizanit ka folur përpara mediave në deklaratën e zakonshme, ndërsa i pyetur për sfidën ai ende nuk e ka të qartë nëse skuadra e tij do të luajë për kualifikim apo për skualifkim. Në fjalët e para për medait ai shprehu se përballë Partizanit është një ekip që ndodhet shumë më lartë se ta, por në fjalët e tjera ai bie ndesh me veten e tij, teksa kërkon fitoren.

“Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje të bukur, vijmë me entuziasëm të madh për ta luajtur pozitivisht këtë takim. Përballë kemi një skuadër, e cila sigurisht është shumë më lart se ne në shumë aspekte. Mjafton të shohësh renditjen në klasifikimin e përgjithshëm të UEFA-s pozicionohet në vendin e 86-të dhe disponon mjaft lojtarë të shtrenjë. E sigurtë është se ne do të japim gjithçka për të dhuruar një ndeshje pozitive”.

“Shanset për kualifikim?! Partizani do të tregoj se është një skuadër dhe luan si skuadër, duhet të jemi kompaktë dhe të gjithë lojtarët të japin maksimumin. Kam ndjekur 6-7 ndeshje të Krasnodar dhe ata kanë luksin që në disa prej takimeve të mos aktivizojnë 4-5 lojtarë, pra do të thotë që disponojnë një organikë mjaft cilësore dhe të gjithë kanë shansin të kenë një vend titullari”.

“Besojmë në fitore. Nuk mendoj se ndonjë skuadër hyn në fushë për të humbur. Jemi të vetëdijshëm që përballë kemi një kundërshtar mjaft të forte, por ne do të luajmë shanset tona. Nuk mendoj se jemi të favorizuar për faktin se do të luajmë takimin e parë jashtë, çështja kualifikim do të vendoset në dy sfidat ndaj mendoj se nuk na favorizon aspak ndeshja e parë në Rusi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga