Kolonia e shqiptarëve në Serie A do të shtohet sërish. Kevin Haveri ëhstë shqiptari i radhës që do të synojë të jetë protagonist në këtë kampionat, pasi tashmë pritet të kalojë te Torino, skuadër me të cilën ka arritur marrëveshjen që para 6 muajsh.
Aktualisht mbrojtësi 21-vjeçar aktivizohej në “Lega Pro” me skuadrën e Rimini. Një hap i madh ky për shqiptarin, i cili vetëm një vit më parë aktivizohej në Serie D, ndërsa tashmë është gati për të bërë hapin e karrierës, teksa Torino ka në dorë mbrojtësin e talentuar.
21-vjeçari ka luajtur këtë sezon 13 ndeshje, ndërsa kujtojmë se u grumbullua edhe nga trajneri Edi Reja në kombëtaren shqiptare, por pa mundur dot të debutonte me fanelën kuqezi.
[caption id="attachment_673545" align="alignnone" width="300"] Kevin Haveri i grumbulluar me kombetaren shqiptare[/caption]