
Tashmë është bërë zyrtar largimi i trajnerit të njohur të Feronikelit, Afrim Tovërlanit. Skuadra e Superligës së Kosovës që po lufton për titullin kampion është mundur nga Gjilani me rezultatin 1-0.
Për këtë klubi kosovar përmes një njoftimi në faqen zyrtare shkruante: "Pas humbjes së sotme nga KF Gjilani, kryesia e KF Feronikelit, së bashku me trajnerin Afrim Tovërlani, kanë analizuar situaten e krijuar dhe kanë ardhur në përfundim bashkarisht që të ndërpritet bashkëpunimi duke shpresuar se ky hap do të jetë në të mirën e klubit. Kryesia e KF Feronikelit e falënderon trajnerin Afrim Tovërlani për kontributin dhe punën profesionale", shkruhej në faqen zyrtare.
Kujtojmë që Feronikeli ndodhet në vendin e dytë me 58 pikë, 10 më pak se Trepça '89 e vendit të parë. Ndërsa sezonin e kaluar ekipi i Feronikelit u shpall kampion i Superligës së Kosovës.