Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitorja me Rumaninë na bën të artë, zbuloni shifrat

Shkruar nga NEWSPORT

Fitorja e së dielës në mbrëmje ndaj Rumanisë  ishte historike dhe e rëndësishme në çdo plan.  Kuqezinjtë kanë lumturuar çdo shqiptar në botë me atë performancë të shkëlqyer, që këtë herë është shpërblyer me rezultat.

All - Paragraf - 3

Përtej emocioneve të jashtëzakonshme që kanë provuar më 19 qershor, ashtu si gjithë shqiptarët, drejtuesit e FSHF-së, por edhe lojtarët, kanë edhe një motiv më shumë për të gëzuar. Plot 1 milion euro shkojnë në arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit nga fitorja me Rumaninë, pasi ky është shpërblimi që jep UEFA për çdo fitore. Tani “qeveria” e futbollit shqiptar lutet që të vijë edhe kualifikimi për më tej, që do të sillte edhe 9 milionë euro të tjera. Shifra të jashtëzakonshme, të paimagjinuara më parë për një federatë të vogël si e jona. Prandaj dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka mbetur “pa fjalë” pas fitores së madhe të Lionit.

Fitorja e madhe

3 MILIONË EURO – Kjo është shifra, që pritet të shpërndahet për lojtarët dhe stafin e Kombëtares kuqezi për fitoren me Rumaninë. Një shifër e lartë kjo, që FSHF-ja nuk e ka zyrtarizuar, por burime pranë saj kanë folur për një shpërblim të tillë. Në fund të fundit, e meritojnë kuqezinjtë, sepse kanë sjellë emocione të papara.

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7