Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Nuk ka alarm te Tirana, mesfushori nuk rrezikon sezonin

Shkruar nga NEWSPORT

Reuben Akua është rikthyer sot në kompleksin “Skënder Halili”. Pasi ka kryer të gjithë analizat mjekësore, futbollisti i shoqëruar nga stafi mjekësor ka mësuar për dëmtimin e tij. Nuk bëhet fjalë për një problem të rëndë në pjesën e legenit por vetëm për probleme muskulare. Sot ai ka nisur terapinë për të vijuar më pas me stërvitje të diferencuar në palestër.

Fillimisht u mendua se mesfushori do të mungonte për më tepër se dy apo tre muaj, çfarë do të thoshte se ai kishte mbyllur para kohe sezonin. Akua nuk do të vonoj rikthimin në fushë por fillimisht i duhet të ndjekë një program individual riaftësimi dhe më pas do të jetë i gatshëm për trajnerin Mirel Josa.

akua

Reuben Akua duke hyrë në lojë përballë Teutës

Poll

Lexo gjithashtu