Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ "Ringjallet" Vllaznia, Flamurtari "turpërohet" në Shkodër

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Ringjallet" Vllaznia, Flamurtari "turpërohet"

Ka përfunduar ndeshja mes Vllaznisë dhe Flamurtarit në Shkodër, me rezutlatin 3-0. Shkodranët kaluan shumë shpejt në avantazh, që në minutën e 12 me anë të Vucajt.

Më pas, shkodranët rrezikuan ndaj vlonjatëve, të cilët ishin "në gjumë".

Në minutën e 36, Sukaj shënoi golin e dytë për vendasit, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Pjesa e dytë pati të njejtën histori, teksa Sukaj shënoi dhe golin e tretë për shkodranët në minutën e 48'.

Në pjesën e mbetur të lojës, Vllaznia dominoi takimin, ndërsa Flamurtari pati shumë pak raste dhe u mbyll më shumë në mbrojtje.

Java 23

Vllaznia - Flamurtari 3-0 (Vucaj 12', Sukaj 36', 48')

90' Mbyllet sfida Vllaznia  3-0 Flamurtari

74' Gilman Lika godet nga pika e bardhë, topi përfundon në traversë dhe më pas jashtë

70' Loja e qetë në këto minuta të mbetura, rezultati vijon 3-0

57' Rifillon loja, Qirko rikthehet në lojë

56' Ankth në "Loro Boriçi", portieri Pano Qirko nuk përmendet për dsia sekonda pas përplasejes me kundërshtarin

48' Sukaj shënon golin e tretë për Vllazninë dhe golin e dytë personal

45' Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia 2-0 Flamurtari

36' Sukaj dyfishon shifrat për Vllazninë

32' Camara pretendon pë 11- metërsh, arbitri vendos që nuk ka asgjë

25' Spektakël në "Loro Boriçi", Çinari dhe Sukaj kombinohen shumë mirë bashkë, por pret portieri

20' Vllaznia fiton besim pas golit të shënuar, ushtron më shumë presion ndaj vlonjatëve

12' Vucaj shënon një supergol për Vllazninë nga 30 metra

10' Çohen të dy lojtarët, rifillon loja

8' Camara përplaset me mbrojtësin e Vllaznisë, mjekët e të dyja ekipeve hyjnë në fushë

5' Loja zhvendoset në mesfushë

3' Flamurtari e nis vrullshëm takimin, teksa ushtron presion te mbrojtja shkodrane

1' Starton sfida në "Loro Boriçi", vlonjatët nisin topin e parë

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Berisha, Mersini, Krymi, Tafili, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Flamurtari: Qirko, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Hyseni, Deliaj, Zuka, Camara, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Poll

Lexo gjithashtu