Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthime, mungesa dhe dyshime, Orges Shehi nis “misionin” për Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthime, mungesa dhe dyshime, Orges Shehi nis “misionin” për

Partizani pas fitores spektakolare 4-0 ndja Erzeni ka kthyer fokusin te sfida e radhës në kampionat. Demat do të luajnë me Teutën në kuadër të javës së 28-të të Superiores, takim që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 17:00 ditën e shtunë.

Një takim shumë i rëndësishëm për të kuqtë që kërkojnë vazhdimësinë dhe çdo hap fals në kampionat do t’i largonte nga dy vendet e para në klasifikim. Për këtë Orges Shehi ka nis të mendojë për misinon e 3 pikëve ndja durrsakëve.

Nuk do ta ketë aspak të lhetë, pasi do të ketë mungesa të rëndësishme për këtë takim. Marcelino Preke u ndëshkua me karton të kuq nda Erzenit dhe do të jetë i pezulluar, ndërsa Adnard Mehmeti dhe Mensah ende nuk kanë mundur të rikuperohen dhe do të vazhdojnë të mungojnë edhe ndaj “djemve të detit”.

Ndërkohë lajm i mirë për Shehin janë rikthimet e Xhuliano Skukës dhe Arinaldo Rrapajt. Të dy lojtarët do të jenë të gatshëm dhe pritet të marrin një fanelë titullari në sfidën e së shtunës. E vetmja dilemë për timoneirin e të kuqve është Paulo Buxhelaj, i cili la fushën i dëmtuar ndaj shijakasve dhe gjendja e tij do të rishikohet deir para sfidës me Teutën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga