
Nderim Nexhipi është në qendër të vëmendjes gjatë kësaj merkatoje vere, ku pas largimit nga Shkëndija e Tetovës përflitet se do të kalojë te Shkupi, skuadra ku ka nisur karrierën si futbollist para se të transferohet te Herta e Berlinit. Por, përtej faktit që Nexhipi është në kërkim të një tjetër skuadre për të vijuar karrierën si futbollist, dje ai ka qenë në kryeqytet ku ka takuar disa nga miqtë e vjetër që kishte në periudhën kur luante me Partizanin. Nexhipi ka postuar një foto në profilin e tij në “Facebook” së bashku me zëdhënësin për shtyp të klubit të kuq dhe zyrtarin tjetër të Partizanit, Ildi Dajlani.
[gallery columns="1" size="full" ids="26948"]
Fotoja e postuar nga Nderim Nexhipi në "Facebook"