
Autori i golit të parë të Gjermanisë në sfidën e fituar me rezultatin 2-0 kundër Ukrainës, Shkodran Mustafi, ka postuar menjëherë në "facebook" duke thënë se ky është gol i rëndësishëm për të dhe për ekipin që përfaqëson. Mustafi ka realizuar golin e parë me fanellën e Gjermanisë, ndërsa është lojtar-lider i formacionit të Joakim Lëv. "Goli im i parë me Gjermaninë, gjithnjë i rëndësishëm! Tri pikë në start!", ka shkruar lojtari me origjinë shqiptare që luan për "Pancerat".
Poll