
“Air Albania” ishte full mbrëmjen e djeshme. Si asnjë herë më parë tifozët kishin mbushur shkallët e stadiumit për të mb ështetur skuadrën. Gjtihsesi në fund gjithçka ia ka vlejtur dhe kilometrat e bëra tashmë nuk llogaritën.
Kuqezinjtë mposhtën 2-0 Poloninë, në një ndeshje që ishte një “luftë” e vërtetë. Jose Maria Sanchez nuk kurse lojtarët, ndërsa nxorri nga “xhepat” kartonën pa asnjë problem.
Gjatë 90-të minutave spanjolli ka ndëshkuar plot 13 lojtarë me karton të verdhë. 7 futbollistë nga kombëtarja shqiptare dhe 6 të tjerët nga polakët. Një rekord kartonësh të nxjerrë nga xhepi i 39-vjeçarit, i cili nuk toleron as në La LIga.
Jose Maria Sanchez në fakt “kurseu” të kuqtë, pasi në dy raste polakët mund të ndëshkoheshin. Fillimisht “fal” Bereszynski, pasi ky i fundit bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Uzunit në minutën e fundit të pjesës së parë. Rast që mund të rishihej në VAR, por spanjolli u mjaftua vetëm me të verdhën.
Ndërkohë një tjetër rast është një faull i Krychowiak ndaj Dakut në mesfushë. Polaku ishte ndëshkuar më parë me një të verdhë dhe nëse do të merrte sërish të verdhen automatikisht dilte me të kuq. Arbitri e "fali". Gjithsesi të tilla gjëra nuk e “zbehën” aspak fitoren dhe entuziazmin e kombëtares shqiptare që këtë mëngjes u zgjua e para në Grupin E me 10 pikë.