
Para pesë ditësh, mesfushori i Ajaxit Abdelhak Nouri u rrëzua në fushë duke shkaktuar panik tek të gjithë dhe menjëherë u transportua në spital.
Së fundmi klubi hollandez bën me dije se situata e mesfushorit vijon të jetë e rëndë, por përveç kësaj Nouri nuk do të mund të luajë më futboll pasi është diagnostifikuar me dëmtime serioze dhe të përhershme të trurit.
“Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi pasi Abdelhak Nouri është diagnostikuar me dëmtime serioze dhe të përhershme të trurit. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë tek ai dhe të dashurit e tij në këtë kohë të vështirë”, thuhet në reagimin zyrtar të Ajaxit.
Poll