
Juventusi kërkon të rikthejë në skuadër Paul Pogba. Tashmë nuk është sekret, dhe bardhezinjtë kanë nisur nga puna për të afruar sërish mesfushorin francez. Pasi e shitën për një shifër rekord te Manchester United, Juventusi tenton ta afrojë sërish në skuadër.
Drejtori sportiv, Paratici ka udhëtuar në Manchster dhe ka patur një takim me drejtuesit e anglez dhe tema ka qenë pikërisht Pogba. Tashmë Juventusi po pret zyrtarizimin e trajnerit Sarri dhe më pas do të nis sulmi final për francezin. Në garë për shërbimet e tij është edhe Real Madrid.
Poll