Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Prag dueli me Milan, trajneri i Torinos në krah të Asllanit: Ji i qetë, penallti kanë humbur edhe kampionët e mëdhenj

Shkruar nga NEWSPORT
Prag dueli me Milan, trajneri i Torinos në krah të Asllanit: Ji i
Marco Baroni dhe penalltia e humbur nga Kristjan Asllani

Torino do të presë Milanin mbrëmjen e sotme dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 14-të të kampionatit. Përballje kjo që do të startojë në orën 20:45 dhe në prag të këtij takimi ka folur trajneri i vendasve, Marco Baroni.

62-vjeçari i ka dalë në mbrojtje Krisjtan Asllanit, i cili i siç dihet një javë më parë gaboi një penallti në humbjen ndaj Leçes. Për mesfushorin e Kombëtares ajo ishte penalltia e parë e humbur në karrierën e tij futbollistike.

Në lidhje me këtë Baroni ka theksuar se Asllani duhet të jetë i qetë dhe i fokusuar te klubi, pasi penallti kanë humbur edhe kampionët më të mëdhenj në botë.

“Në stërvitje Asllani i ka gjuajtur gjithmonë mirë penalltitë, nuk është penalltia e parë që gjuan. Fakti që ai dëshiroi të shfaqej në konferencë është për t’u vlerësuar, përgjegjësia është e imja që vendos gjuajtësit e penalltive.

Ai dëshironte që ta gjuante që në ndeshjen e mëparshme, por Ishte Vlasic që është i pari. Kanë gabuar edhe kampionë shumë të mëdhenj në kompeticione të tjera, Asllani duhet të qëndrojë i qetë dhe po rritet. Ai duhet të bëjë më shumë pa u kushtëzuar nga penalltia e humbur.

Kush i gjuan penalltitë? Vlasic dhe Asllani janë të parë, më pas Zapata. Nesër do të vendos saktësisht për listën”, ka përfunduar timonieri italian.

 

Poll

Lexo gjithashtu