
Arsen Wenger deklaroi ditën e premte, se në fund të sezonit 2018, ai nuk do të jetë më trajner i Arsenalit. Pas këtij vendimi, klubio është hedhur në sulm për të gjetur trajnerin e ri. Për këtë post u propozua Patrick Vieira.
Francezi aktualisht drejton ekipin e New York City FC, ndërsa më parë ka qenë dhe lojtar i anglezëve. Sot, Vieira i ka dhënë përgjigje të gjithëve, në prononcimin e dhënë për mediat amerikane.
"Kam kaluar 9 vite te Arsenal dhe e gjithë bota e di se është një klub shumë special për mua. Por, kjo nuk mjafton për të marrë drejtimin e skuadrës", ja thënë Vieira, duke i "shuar" shpresat e Arsenalit.