
Partizani ka një dhuratë për tifozët e skuadrës. Ndeshje e javës së ardhshme me Bylisin pritet të luhet në shtëpinë e re.
Fusha edhe pse është sintetike ka marrë “OK” e FSHF-së që të kuqtë të luajnë më në fund në kompleksin e tyre, teksa përballja me Orikun në Kupën e Shqipërisë ka shërbyer si një provë.
Stadiumit po i jepet edhe dora e fundit e rregullimeve, teksa sipas informacioneve gjatë këtyre ditëve do të vendosen edhe stolat për tribunën VIP si dhe së shpejti pritet të vendoset edhe ndriçimi, që Paretizani të ketë mundësinë të zhvillojë ndeshje edhe në orën e mbrëmjes.
Poll