Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Tërmet" te PARTIZANI, gjoba dhe paralajmërime për të kuqtë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Tërmet" te PARTIZANI, gjoba dhe paralajmërime

Humbja me Laçin nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partizanit.

Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se ditën e djeshme ka pasur një mbledhje të futbollistëve, të stafit teknik dhe drejtuesve me në krye Olsi Ramën.

Ky i fundit është prezantuar për herë të parë para ekipit dhe më pas i ka njohur lojtarët me masën e marrë nga drejtuesit e klubit.

Të gjithë futbollistët janë ndëshkuar nga presidenca me "ngrirje" të dy rrogave.

Pritet reagim nga ana e tyre që në ndeshjen e ardhshme kundër Kukësit, në të kundërt masat do të jenë drastike dhe këto rroga do të mbahen nga klubi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije që kushti i vënë është që në tre sfidat e radhës duhet të grumbullohen minimalisht 7 pikë, nëse ky objektiv arrihet, atëherë futbollistët do të marrin rrogat e tyre.

Drejtori i përgjithshëm Olsi Rama duket se e ka nisur me "dorë të hekurt" dhe në sfidën e së hënës ndaj Kukësit pritet të merret një rezultat pozitiv megjithëse do të jetë mjaft e vështirë pasi të kuqtë luajnë në transfertë. /NEWSPORT.AL/

Poll

Lexo gjithashtu