Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Prapaskena/ Napoli ka refuzuar një ofertë marramendëse për Higuainin

Shkruar nga NEWSPORT
Prapaskena/ Napoli ka refuzuar një ofertë marramendëse për

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka refuzuar një ofertë të majme nga Atletico Madrid për sulmuesin e saj Gonzalo Higuarin. Ai tha se ka refuzuar plot 60 milionë euro edhe dy-tre lojtarë për argjentinasin. Sipas tij kjo ka qenë oferta e vetme që ka ardhur për Higuainin, pasi Juventus nuk ka bërë akoma një ofertë për të.

“Të vetmen ofertë që e kam marrë për Higuain ka qenë nga presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo një muaj më parë. Ai ofroi 60 milionë euro dhe dy-tre futbollistë dhe unë i thash jo”, deklaroi De Laurentiis.

Çmimi i vendosur nga klubi i Napolit për Higuainin është 95 milionë euro. Presidenti i skuadrës napoletane ka deklaruar që kushdo që dëshiron shërbimet e tij, duhet të paguajë atë shumë.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu