Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshja Zvicër-Shqipëri, Graniti i shkruan letër Taulant Xhakës

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja Zvicër-Shqipëri, Graniti i shkruan letër Taulant

Nesër do të shkruhet historia në Francë, sepse dy vëllezër do të luajnë për herë të parë si kundërshtarë në një kampionat europian. Dhe ka qëlluar që këtë histori do ta shkruajnë dy shqiptarë – Taulant dhe Granit Xhaka. I vetëdijshëm për këtë rëndësi të momentit, Graniti i ka dedikuar edhe një letër vëllait të madh, të cilën e ka postuar në Facebook.

“Vëlla, unë dhe ti gjithmonë kemi qenë të bashkuar, pa marrë parasysh situatën. Nesër do të jetë hera e parë që ne ballafaqohemi në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj e besoj se do të jetë hera e parë dhe e fundit. Ne do t’i tregojmë botës se përkundër që 90 minuta do të jemi kundërshtarë, prapëseprapë do vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar ashtu siç vetëm vëllezërit mund të bëjnë. Një ndeshje asnjëherë nuk mund të na hy në mes, as si vëllezër e as si shokë. Të uroj shëndet dhe shumë fat në ndeshjen e nesërme. Ti je dhe gjithmonë do jesh shembull për mua”, ka shkruar Graniti në Facebook.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga